Gjenden në fshatin Pult dhe Shalë të Shkodrës 3561 bimë kanabisi të kultivuara. Mësohet se pasi u gjetën, bimët narkotike u asgjësuan nga Policia. Kultivuesit nuk janë identifikuar ende, ndaj vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Nga kontrollet intensive të territorit, goditen raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur të kultivuara në territoret e këtyre fshatrave dhe kanë asgjësuar 3561 bimë cannabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.