08:22 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shfuqizimi i dispozitave nga ligji për Komisionet Hetimore, Bardhi: Mazhoranca e ka bërë rregull shkeljen e Kushtetutës

13:38 | 10/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazmend Bardhi kërkesë për interpelancë urgjente me Ramën: Emëroi këshilltar një agjent të huaj të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

Gjykata Kushtetuese shfuqëzoi dje (9 korrik) disa dispozita në Ligjin për Komisionin Hetimor. Lidhur me këtë vendim të GJK, ka reaguar kreu i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, i cili me një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se dispozitat ishin kundërshtuar nga opozita që në fillim, ndërsa shtoi se në Shqipëri është asgjësuar institucioni i Presidentit të Republikës.

“Mazhoranca socialiste e ka bërë tashmë rregull shkeljen e Kushtetutës dhe tentativën për ti mbyllur çdo hapësirë opozitës. Ky vendim i djeshëm i Gjykatës Kushtetutese na provoi edhe atë që prej kohësh kemi thënë me zë të lartë: Në Shqipëri është asgjësuar institucioni i Presidentit të Republikës. Në kulmin e një krize parlamentare, Presidenti i Republikës u ftua të luante rolin e tij kushtetutës, të mos shpallte një ligj antikushtetutes dhe antidemokratik, që synonte të asgjesonte opozitën, duke i dhënë kështu shansin palëve politike të gjenin një zgjidhje për krizën parlamentare dhe jo të thellonin këtë krizë me veprime antikushtetuese të mazhorancës. Por Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në vend që ti qëndronte besnik betimit për të respektuar Kushtetutën, zgjodhi ti qëndronte besnik betimit për të shërbyer si një ushtar i Edi Ramës. Fatmirësishëm, edhe në këtë rast, keqpërdorimi i Presidentit të Republikës, ishte i përkohshëm dhe pa asnjë vlerë. Gjykata Kushtetutese na dha të drejtë, duke gjetur në antikushtetutshmëri dyshen Rama-Begaj”, tha ai.

Bardhi bënë me dije edhe konstatimet nga ana e Gjyktës Kushtetuese

“Gjykata Kushtetuese, konstatoi: Njëzëri, papajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 4 të ligjit nr. 106/2023, që lidhet me nismën për krijimin e komisionit hetimor. Me shumicë votash, papajtueshmërinë me Kushtetutën të përmbajtjes së nenit 7 të ligjit nr. 106/2023, që parashikon vendimin e ndërmjetëm për marrjen e provave.  Me shumicë votash, papajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 9 të ligjit nr. 106/2023, që lidhen, përkatësisht, me marrjen e lejes nga prokuroria dhe gjykata për pyetjen e dëshmitarëve, si dhe me të drejtën e dëshmitarit për të refuzuar të dëshmojë.  Me shumicë votash, interpretimin pajtues të nenit 6, pika 3, shkronjat “c” dhe “d”, të ligjit nr. 106/2023, në lidhje me marrjen e provave pa pjesëmarrjen e publikut, pasi konstatoi se kjo dispozitë jep disa rezultate në varësi të metodave të interpretimit, ndaj Gjykata përzgjodhi atë rezultat që është i pajtueshëm me normat kushtetuese”, shkruan ai.

Pas

Kapen 47 kilogram kokainë në Zyrih, arrestohen 5 shqiptarë

Para

Mandati i Xhaçkës/ Kushtetuesja: Kuvendi i Shqipërisë nuk ka zbatuar vendimin tonë

Para
BIRN: Mandati i Xhaçkës, PS vazhdon piruetat për zvarritjen e vendimit të Kushtetueses

Mandati i Xhaçkës/ Kushtetuesja: Kuvendi i Shqipërisë nuk ka zbatuar vendimin tonë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.