Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, i ka bërë thirrje qytetarëve dhe sipërmarrësve të Kryeqytetit dhe Shqipërisë që ti bashkohen protestës së sotme kombëtare para Kryeministrisë në orën 20.00.
Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se qeveria teknike dhe rotacioni politik janë emergjencë kombëtare.
Postimi i plotë:
SOT ËSHTË DITA! Të protestojmë sot për të drejtën tonë për një jetesë normale! Qeveria teknike dhe rotacioni politik janë sot emergjencë kombëtare.
👉Nëse Shqipëria e varfëruar dhe e shpopulluar nuk është vendi që ti do, ngrihu sot dhe protesto.
👉Nëse duam që Shqipëria të mos jetë vendi i cmimeve marramendëse, vendi që braktis shtresat në nevojë dhe pensionistët, ngrihu sot dhe protesto.
👉Nëse duam që rinia të mos largohet nga vendi me mijëra dita ditës, ngrihu sot dhe protesto.
👉Nëse duam që sipërmarrja shqiptare të mos ketë taksat më të larta në rajon, ngrihu sot dhe protesto.
👉Nëse duam që Shqipëria të mos jetë vendi me arsimin dhe shëndetësinë më të dobët në rajon e më gjerë, ngrihu sot dhe protesto.
👉Nëse duam që fermeri vendas të mos jetë më i braktisur e i detyruar të hedhë produktet në kanal, ngrihu sot dhe protesto.
👉Nëse duam një vend ku korrupsioni të mos gllabërojë paratë e buxhetit të shtetit, ngrihu sot dhe protesto.
👉Nëse duam që Shqipëria të jetë vendi ku shancet e barabarta dhe konkurrenca e lirë dhe e ndershme të mbizotërojnë, një vend me drejtësi të standarteve europiane, ngrihu sot dhe protesto.
👉Nëse duam një qeveri që punon për Shqipërinë dhe jo për pasurimin e zyrtarëve, ngrihu sot dhe protesto.
🔷SOT ËSHTË DITA, o sot o kurrë, të protestojmë në orën 20.00 para Kryeministrisë. Largimi i ER nga drejtimi i punëve, krijimi i qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme janë e vetmja rrugë që do rikthejë Shqipërinë në shinat e demokracisë, në shinat e normalitetit.