Procedohet një 33-vjeçar në Shkodër. Mësohet se 33-vjeçari M.N mori djalin e mitur pa dëshirën e bashkëjetueses dhe u largua nga banesa. Ngjarja u bë e ditur nga kallëzimi i bashkëjetueses. Bëhet me dije se fëmija është gjetur dhe është rikthyer tek nëna e tij.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin: M. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas ka marrë pa dëshirën e saj, djalin e tyre të mitur, dhe është larguar nga banesa. Fëmija është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe i është kthyer nënës; Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.