08:52 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Orban takohet me ish-presidentin e SHBA-ve pas samitit të NATO-s

11:06 | 12/07/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Orban takohet me ish-presidentin e SHBA-ve pas samitit të NATO-s

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, u takua në Florida me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, pas përfundimit të samitit të NATO-s në Uashington. Takimi me Trumpin ka të ngjarë të shqetësojë edhe më shumë aleatët e Budapestit, teksa Orbani zemëroi homologët e tij evropianë pasi u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e kaluar. Orban, politikan i krahut të djathtë, shteti i të cilit gjatë këtij muaji mori udhëheqjen e Presidencës së Bashkimit Evropian, ka qenë mbështetës i zëshëm i Trumpit dhe po u takua me kandidatin republikan për president në mars.

“Diskutuam për mënyrat se si të arrijmë paqe”, tha Orban përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi edhe një fotografi të takimit me Trumpin. “Lajmi i mirë i ditës: ai do ta zgjidhë këtë çështje”.

Trump iu përgjigj postimit të Orbanit duke shkruar në rrjetin e tij social, Truth Social: “Faleminderit, Viktor. Duhet të ketë paqe dhe shpejt. Shumë njerëz kanë vdekur në luftën që kurrë nuk është dashur të nisë”. Orban nxiti kritika nga BE-ja pasi shkoi në Moskë për t’u takuar me Putinin. Lideri hungarez e përshkroi vizitën e tij si “mision për paqe” sa i përket luftës në Ukrainë.

Vizita e tij në Rusi u realizua pas një vizite që ai zhvilloi në Kiev, ku u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Blloku evropian, prej 27 anëtarësh, ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe ka vendosur sanksione të paprecedenta ndaj Moskës. Lideri hungarez dukej i izoluar gjatë samitit të NATO-s në Uashington dhe nuk foli shumë për mediat.

“Viktor Orban nuk ka mandat nga aleanca, as nga BE-ja, të zhvillojë ndonjë formë të negociatave”, tha presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, gjatë samitit të NATO-s.

“Ai mund ta bëjë këtë personalisht. Por, unë nuk pajtona aspak me një gjë të tillë. Thjesht, nuk shoh arsye”.

Orban, sikurse Trump, ka shprehur skepticizëm lidhur me rolin që po lujanë shtetet e NATO-s në mbështetje të Ukrainës dhe ka refuzuar t’i dërgojë armë Kievit, duke thënë se një gjë e tillë do të përshkallëzonte konfliktin./ REL

Pas

Analiza: Mbërritja e F-16 nuk ia zgjidh problemin e luftës Ukrainës

Para

Shkodër/ Tentoi të kalonte dy persona ilegalisht në kufi, pranga 38-vjeçari

Para
EMRI/ Në kërkim për falsifikim stampash e formularësh, arrestohet

Shkodër/ Tentoi të kalonte dy persona ilegalisht në kufi, pranga 38-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trazirat në Los Angeles, Trump udhëzon agjencitë amerikane të ndërmarrin veprime

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

Autostradat bllokohen, makinat në flakë, 10 të arrestuar në protestat e Los Anxhelos

Sulmet ruse ndaj Europës/ Agjentë, sabotime dhe vrasje, cilat janë qëllimet e Moskës?

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

Tensione në Los Anxhelos, protestuesit përplasen me Gardën Kombëtare dhe policinë

Fati i “buzëqesh” Portugalisë, mund me penallti Spanjën në finalen e madhe të Nations League

Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit, tentohet zhbllokimi pas ngërçit 2-mujor

Horoskopi për ditën e sotme, 9 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 qershor 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.