23:24 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Pritet gjoba të majme për Elon Musk, BE: X po mashtron përdoruesit me llogaritë e verifikuara

14:08 | 12/07/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pritet gjoba të majme për Elon Musk, BE: X po mashtron përdoruesit me llogaritë e verifikuara

Platforma X e miliarderit, Elon Musk, po mashtron përdoruesit me llogaritë e verifikuara dhe po shkel rregullat e përmbajtjes të Bashkimit Evropian, tha Brukseli më 12 korrik, njoftim që mund të çojë në gjoba të majme.

Rregullatorët e BE-së nuk janë të kënaqur me sistemin e verifikimit të llogarive në X, nën pronësinë e Muskut, pasi që kushdo që ka abonim premium mund të verifikojë llogarinë. Më herët, para se Musk të blinte platformën – që paraprakisht quhej Twitter – llogaritë e verifikuara ishin të rezervuara për liderët, kompanitë dhe gazetarët, pas miratimit.

Vërejtja zyrtare ndaj platformës X është e para që bëhet sipas Aktit të shërbimeve digjitale (DSA), një ligj që detyron kompanitë digjitale të bëjnë më shumë për të kontrolluar përmbajtjen online. Vërejtja u bë pasi rregullatorët nisën një hetim dhjetorin e vitit të kaluar.

X bëhet kompania e tretë që përballet me vërejtje të BE-së për shkelje të rregullave të reja, pasi Brukseli paralajmëroi kompanitë Apple dhe Meta që të ndryshojnë mënyrën se si funksionojnë ose do të përballen me gjoba masive për shkelje të ligjit të dytë të njohur si Akti i tregjeve digjitale (DMA).

Musk e bleu platformën e mediave sociale Twitter në tetor të vitit 2022 dhe më pasi ai ndryshoi emrin.

Por, planet e tij për kompaninë X e kanë përplasur me BE-në, pasi blloku dëshiron që kompanitë e mëdha të teknologjisë të bëjnë më shumë për të mbrojtur përdoruesit online dhe të rrisin konkurrencën në sferën digjitale.

Tani, Komisioni Evropian në vlerësimin fillestar për platformën X tha se kompania “po shkel” DSA-në, duke argumentuar se rrjeti social “po mashtron” përdoruesit me rregullat për verifikimin e llogarive.

“Pasi që kushdo mund të abonohet dhe të marrë statusin e ‘verifikimit’, kjo ka efekte negative në aftësinë e përdoruesve që të marrin vendime të lira dhe të mirinformuara për autenticitetin e llogarive dhe përmbajtjes me të cilët ata ndërveprojnë”, u tha në deklaratë.

“Ka dëshmi se një gjë e tillë motivon aktorët dashakeq që të abuzojnë me ‘llogaritë e verifikuara’ për të mashtruar përdoruesit”, u tha në deklaratë.

KE-ja po ashtu akuzon kompaninë X se ka dështuar të respektojë rregullat sa i përket transparencës së reklamimit, pasi kompania nuk ofron një bazë të të dhënash “ku mund të bëhen kërkime dhe që është e besueshme”. Po ashtu, blloku thotë se kompania e Muskut nuk u ka dhënë qasje hulumtuesve në të dhëna publike.

“X tani ka të drejt të mbrohet. Por, nëse vlerësimi ynë konfirmohet, ne do të vendosim gjoba dhe do të kërkojmë ndryshime të mëdha”, tha zyrtari i lartë i BE-së për fushën digjitale, Thierry Breton.

Sipas DSA-së, gjobat mund të shkojnë deri në 6 për qind të fitimeve vjetore të një kompanie në mbarë botën dhe ta detyrojë atë të bëjë ndryshime për të adresuar shkeljet.

X mund të analizojë vërejtjet e BE-së dhe të mbrojë veten.

Sipas rregullave, nuk ka afat kohor se sa mund të zgjasë një hetim.

X është një prej 25 platformave të mëdha online me mbi 45 milionë përdorues aktivë në muaj në 27 shtetet e BE-së./REL

Etiketa: beElon Musk
Pas

BIRN: Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për stabilitetin e kursit të këmbimit të lekut

Para

E vërteta e vetme e avarisë energjetike në Ballkan

Para
E vërteta e vetme e avarisë energjetike në Ballkan

E vërteta e vetme e avarisë energjetike në Ballkan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.