18:54 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Zelensky: Marrëveshja për Ukrainën, arritje e rëndësishme

15:35 | 12/07/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zelensky: Marrëveshja për Ukrainën, arritje e rëndësishme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e mirëpriti marrëveshjen e re për përkrahjen afatgjate të Ukrainës, e cila u finalizua në samitin e NATO-s në Uashington këtë javë, duke e cilësuar si “arritje të rëndësishme” për Kievin dhe të tjerët.

Ai e lavdëroi lidershipin amerikan për “veprimet e tyre vendimtare” për të garantuar siguri për Ukrainën.

Përmes marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe mbi 20 vende të tjera u zotuan se do të ndihmojnë për ta mbrojtur Ukrainën. Marrëveshja u prezantua nga presidenti amerikan, Joe Biden, në një konferencë për media përkrah liderëve të tjerë të NATO-s dhe Zelenskyt, në përfundim të samitit më 11 korrik.

“Kjo marrëveshje ukrainase, të cilën ne po e finalizojmë, i çon marrëdhëniet tona në një nivel të ri. Kjo është një arritje e madhe për Ukrainën dhe për të gjithë ne”, tha Zelensky.

“E falënderoj presidentin Biden për lidershipin e tij dhe përpjekjet për t’u siguruar që bashkëpunimi ynë për sigurinë të jetë plot veprime vendimtare”, theksoi Zelensky.

Ai tha se marrëveshja e ka ndihmuar Kievin të marrë sisteme tejet të rëndësishme të mbrojtjes ajrore, për ta ndihmuar ta luftojë pushtimin tashmë mbi dyvjeçar rus.

Njëzet e katër liderë të NATO-s dhe Ukraina e miratuan marrëveshjen në kuadër të përforcimit të mbrojtjes së Ukrainës dhe përkushtimeve të tjera.

Liderët u zotuan gjithashtu për t’u takuar “shpejt dhe bashkërisht” në nivel të lartë, në rast të ndonjë sulmi nga Rusia kundër Ukrainës në të ardhmen, pas përfundimit të konfliktit të tanishëm.

Bideni e ka quajtur marrëveshjen “pjesë qendrore” e një “ure” në rrugën e Ukrainës drejt NATO-s.

“Sot këtu, me të gjithë këta njerëz të rëndësishëm mbrapa meje, ne po e ndërmarrim një hap tjetër të rëndësishëm në mbështetjen tonë të përbashkët për Ukrainën”, tha Biden.

“Vitin e kaluar, vendet e G7-ës… nënshkruan një deklaratë për ta mbrojtur Ukrainën për kohë të gjatë, jo vetëm gjatë kësaj luftës, por edhe më pas, pasi të ketë fituar ajo. Edhe 25 vende të tjera iu bashkuan atyre shpejt dhe u zotuan për të negociuar dhe për të nënshkruar marrëveshje dypalëshe të sigurisë me Ukrainën”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në samit se aleanca po “i vë gur themelet për triumfin e Ukrainës” në përpjekjet e saj për ta mbrojtur veten kundër Rusisë dhe se aleanca “nuk mund dhe nuk do ta lejojë të ndodhë një gjë e tillë përsëri”.REL

Pas

VIDEO/ Shqiptarët të stresuar/ Psikologia Rudina Koromani tregon për Fax News shkaqet dhe pasojat në shëndet

Para

Ministri Balla në Stacionin e Policisë Kufitare në Divjakë: Gjithë agjencitë dhe autoritetet të jenë bashkë, për të garantuar sezon turistik të sigurt, asnjë tolerim për zjarrvëniet

Para
Ministri Balla në Stacionin e Policisë Kufitare në Divjakë: Gjithë agjencitë dhe autoritetet të jenë bashkë, për të garantuar sezon turistik të sigurt, asnjë tolerim për zjarrvëniet

Ministri Balla në Stacionin e Policisë Kufitare në Divjakë: Gjithë agjencitë dhe autoritetet të jenë bashkë, për të garantuar sezon turistik të sigurt, asnjë tolerim për zjarrvëniet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri palestinez thotë se Hamasi duhet të çarmatoset dhe Gaza duhet të kthehet nën kontrollin e Autoritetit Palestinez

Një person i armatosur vret katër persona, përfshirë një oficer policie në një rrokaqiell në New York – identifikohet i dyshuari

Durimi i Trump po mbaron, kjo rrit shanset për takim midis presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë – thotë diplomati i lartë ukrainas

Përmbytet varka në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit, 18 emigrantë humbin jetën dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur

Sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin e subjektit të rivlerësimit

Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Shefi i OKB-së ngre alarmin: ‘E pamohueshme’ që palestinezët në prag të urisë në Gaza! Po përjetojnë katastrofë humanitare

“S’kam asnjë interes”, Trump hedh poshtë raportet për samit me presidentin kinez Xi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.