Izet Haxhia do të transferohet ditën e nesërme nga burgu i Reçit në burgun e Rrogozhinës, ku do të presë gjykimin e radhës nga Gjykatën Kushtetuese. Avokati, Idajet Beqiri tha se Haxhia është njoftuar në mënyrë të papritur dhe kjo lëvizje për transferim është me sfond të dyshimtë.
Sipas avokatit të tij, Izet Haxhia para se të transferohej në Burgun e Reçit, ka evidentuar me prova se jeta e tij ishte e rrezikuar në Rrogozhinë, Peqin, Burrel dhe se më pas autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e çuan në Burgun e Reçit.