Këngëtari dhe moderatori i njohur Robert Berisha shprehu me ironi ngritjen e çmimeve të shezlongëve në bregdetin shqiptar. Me një video të postuar në Insta Story, Berisha tregoi se po pushonte në plazhin e Jalës.
I shtrirë në shezlong, ai iu drejtua ndjekësve të tij me një pyetje: A vjen dikush të më marë të hënën këtu në Jalë?
Kërkesa e pazakontë e moderatorit, kishte një shpjegim dhe kjo lidhej me çmimet e kripura të puhimeve në jug të vendit.
Më tej Berisha thotë: Kam ardhur me makinë por nuk e kam më sepse e lash për të paguar shezllonat për katër ditë. Nuk kisha lekë, pushimin po e bëjmë si njerëz por makinë nuk kam më.
Më këto fjalë, kuptohet se këngëtari kishte për qëllim vënien në dukje me ironi të rritjes së çmimeve të pushimeve në Jalë.