Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump, i cili mbeti i plagosur në veshin e djathtë, pas të shtënave me armë. Presidenti Begaj dënoi ashpër “këtë sulm dhe çdo formë të dhunës politike që nuk ka vend në demokraci”.
“Mësova me keqardhje lajmin e tentativës për vrasjen e Presidentit Donald Trump. I uroj shërim të shpejtë Presidentit Trump dhe ngushëllime të sinqerta për humbjen e jetës së një personi të pafajshëm. E dënojmë ashpër këtë sulm dhe çdo formë të dhunës politike që nuk ka vend në demokraci”, u shpreh Presidenti i Republikës në llogarinë e tij në rrjetin X.
Saddened to learn about the assassination attempt on President Donald Trump.
Wishing President Trump a swift recovery and extending my deepest condolences for the loss of an innocent life.
We strongly condemn this attack and all forms of political violence, which have no…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 14, 2024