Gjermania do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare përgjatë kufirit të saj me Francën, në prag të Lojërave Olimpike të Parisit që nisin më 26 korrik, njoftoi ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser. Vendimi do të ndërmerret në bashkëpunim me autoritetet franceze, me qëllim sigurimin më të madh të Lojërave Olimpike, të cilat përfundojnë më 11 gusht, tha ajo. Komisioni Evropian do të njoftohet së shpejti, po ashtu.
Gjermania dhe të gjithë fqinjët e saj të afërt janë anëtarë të Zonës Schengen, e cila garanton lëvizje të lirë përtej shumicës së kufijve brenda Bashkimit Evropian./ REL