Në orët e para të mëngjesit të së dielës, 14 korrik në Elbasan u regjistrua një shpërthim me tritol. Shënjestër e këtij atentati ishte vajza e njohur në Tik Tok, Giovanna Nikolli, e dashura e vrasërsit me pagesë, ndodhur në burg, Amarildo Nikollit, nga Shkodra.
Amarildo Nikolli alias Xhanej, i njohur me nofkën “Shkodrani” ndodhet që prej 7 gushtit të vitit të kaluar në burg, datë kur u kap me armën pistoletë me silenciator me vete në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.
Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur një fqinj i Nikollit, shtetasi Enea Thomarai, rreth 26 vjeç, të cilin e ka dëmtuar dera e banesës së tij.
Giovanna Nikolli pak ditë para shpërthimit me lëndë plasese ka shpërndarë një video live duke folur mbi të dashurën e të penduarit të SPAK, Nuredin Dumani.
Giovanna Nikolli i thotë: O Nuredin Dumani të bëj thirrje ta mbash të dashurën tënde ti, se po ta kapa këtu nëpër Itali se ke idenë ça mund t’i bëj….
Para policisë së Elbasanit Nikolli s’ka pranuar të japë asnjë shpjegim duke u shprehur e rezervuar.
Giovanna bëri bujë në median rozë, në momentin kur i shkoi Amarildo Nikollit me vello të bardhë dhe fustan nusërie në ambientet e burgut 313 në kryeqytet.