Kreu i SPAK< Altin Dumani po raporton në Kuvend. Në fjalën e tij Dumani është shprehur se grupet shqiptare janë dominuese në tregjet ndërkombëtare.
Sipas tij gjatë vitit 2023 janë sekuestruar 41 milion euro. Sipas Dumani investimi në apartamente mënyra për pastrimin e parave.
Dumani tha se një pikë tjetër është mungesa e hetuesve të BKH dhe numri i lartë i rasteve të mbartura.
“Masa arrest me burg që kemi kërkuar ne janë vetëm 29 përlind të totalit. Numri total i të paraburgosurve nga SPAK zë vetëm 8.5 përqind nga numri i përgjithshëm.
Shqetësimet tona:
Mungesa e këshilltarëve ligjor
Adresimi i ngarkesës së shtuar sipas pikës 8 neni 178/ b të Kushtetutës ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e papërfunduara të vlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencave të komisionerëve publikë.
Mungese referimeve nga insitucioneve publike
Shtimi i hetuesve të BKH
Numri i konsiderueshëm i hetimeve të mbartura,
Mungesa e kompetencave për shqyrtimin e kërkesave nga institucionet e huaja
Mungesa e kompetencave vendore e gjykatave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazë hetimi për subjektet e posaçme”, u shpreh ai.
Sa i takon hetimeve të vitit 2023, Dumani tha se kanë treguar sofistiminin e grupeve kriminale shqiptare në tregjet botërore. Në Shqipëri këto grupe janë më aktive në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri etj.
Dumani: Hetimet e vitit 2023 tregojnë se grupet kriminale janë sofistikuar dhe përfshihen në tregun ndërkombëtar të trafikut të drogave të forta duke pasur dhe kontrolluar trafikun në cikle të mbyllura dhe duke pasur pozicion dominues në vendet e origjinës së trafikut të kokainës. Këto grupe kriminale janë aktive kryesisht në Amerikën e Jugut, Britaninë e Madhe por edhe në rajon. Duhet cilësuar si shqetësim edhe veprimtaria e grupeve klriminale të cilët opercojnë përmes call centerave dhe duke mashtruar shtetas të BE. Dëmi që i shkaktohet viktimave shkon në miliona euro. Analiza e tregjeve krimianele në Shqipëri tregon një situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë-Kruja. Në Tiranë dhe qytetet bregdetare grupet merren me pastrimin e parave, ndërsa trafiku i narkotikëve është shfaqur problematik në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë është evidentuar në Durrës, Shkodër, Tiranë, Laç dhe Fushë-Krujë. Vrasjet dhe tentativatë për vrasje janë më të shpeshta në Durrës, Fushë-Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Në Fushë-Krujë është e pranishme tregtia e armëve.