Një sherr mes dy shqiptarëvë në Greqi ka agravuar deri në plagosje. Mësohet se një person i plagosur nga mbetur nga sherri në ishullin Kos të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e rrugës “Porphyriou” e cila është e mbushur plot me biznese dhe restorante turistike.
Sipas raportimeve dy shqiptarë janë konfliktuar për një klient. Mësohet se menaxheri i një restoranti ka tentuar të “bindë” turistët kalimtarë të vizitojnë lokalin ku ai punonte, gjë që shkaktoi shpërthimin e pronarit të një biznesi fqinj.
Dy burrat u përplasën me njëri-tjetrin ndërsa menaxheri 31-vjeçar me origjinë shqiptare dhunoi brutalisht kolegun e tij bashkatdhetar. Sipas informacioneve, 31-vjeçari ka qenë profesionist i sporteve marciale në të kaluarën.