08:15 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Debat i fortë tek “Shëndetësia”, Vokshi: Është ndërhyrë në sistem për të ndryshuar datën e skadencës së ilaçeve

12:10 | 17/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Debat i fortë tek “Shëndetësia”, Vokshi: Është ndërhyrë në sistem për të ndryshuar datën e skadencës së ilaçeve

Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Deputeja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha në mbledhje se është ndërhyrë në sistem për të ndërruar datat e skadencës së ilaçeve. Vokshi tha më tej se ministrja Albana Koçiu duhet të jepte dorëheqjen pas skandaleve të raportuara.

Pas kësaj deklarate ka nisur debati pasi deputetët e mazhorancës janë shprehur se deklaratat e saj janë mashtrime dhe se po përhapte panik.

Pjesë nga debati:

Albana Vokshi: A ka sasi të skaduara tani që ne flasim në QSUT? Cila farmaci e ka në ngarkim dhe a keni ndërhyrë ju në sistem për të hequr datën e skadencës që ka qenë 31 dhjetor i këtij medikamenti për ta rifutur prapë në sistem? Nëse ju ndërhyni në sistem për të hequr datat e skandencës, ky do të ishte një skandal dhe kushdo që e ka urdhëruar, në informacionin që unë kam e ka bërë ish-drejtoresha e QSUT, Albana Fico, e ka urdhëruar personalisht ajo vetë heqjen e datës së skadencës, duhet të shkojë para drejtësisë kushdo që e ka bërë. Është kriminale, por unë do t’ua vërtetoj, po pyes ministren

Ndërhyn Ilirian Pendavinji

Vokshi: Po qetësohu, ulu. Se është skandal kjo që po them.

Pendavinji: Duhet të thuash ku e ke marrë informacionin

Vokshi: Po pyes ministren se ajo duhet ta kontrollojë. Në vend që t’i thuash ministres çfarë po bën më thua mua që mos fol. Hesht, mos u bëni mbrojtës të këtyre skandaleve kriminale dhe më lër të flas.

Ndërhyn: Kërkoni ndjesë

Vokshi: Kjo që thashë është skandal nëse është e vërtetë. Ka edhe më shumë, por ju i fshini! Hesht pra!

Ilir Metaj: Kërko ndjesë

Vokshi: Është turp të bëheni mbrojtës të këtij korrupsioni dhe abuzimi skandaloz. Unë them është ndërhyrë në sistem për të hequr datën e skandencës

Metaj: Mashtrove

Vokshi: Nuk kam mashtruar! Ose nxirre përjashta, ose heqi të drejtën e fjalës. A jeni prindër

Metaj: Lëri etikën, por mos mashtro

Ndërhyn maxhoranca

Vokshi: Do t’ua tregoj ndotjen akustike, prisni. Morën urdhrin për të bërë zhurmë. Ministrja duhet të kishte dhënë dorëheqjen, s’duhet të ishte këtu. A keni ju rifutur në sistem një sasi prej 1137 flakonë duke hequr datën e skadencës? Mbani shënim se ka edhe skandale të tjera

Metaj: Po përhap panik

Vokshi: Mbaj përgjegjësi. Nuk më bëni do të hesht (U drejtohet maxhorancës) Këto po mbjellin vdekjen.

Pas

Ndryshimi i orarit për punonjësit e Administratës, Ministria: Vjen si përgjigje për përmirësimin e fleksibilitetit dhe efikasitetit në punë

Para

BB: Ndryshimet e klimës do t’i sjellin humbje Shqipërisë sa 15.7% e PBB-së deri më 2050, nivelet më të larta në rajon

Para
BB: Ndryshimet e klimës do t’i sjellin humbje Shqipërisë sa 15.7% e PBB-së deri më 2050, nivelet më të larta në rajon

BB: Ndryshimet e klimës do t’i sjellin humbje Shqipërisë sa 15.7% e PBB-së deri më 2050, nivelet më të larta në rajon

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.