05:44 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e policit në Serbi/ Arrestohet blogerja serbe dhe një tjetër person, dyshohet se ndihmuan Faton Harizin të arratisej

14:15 | 19/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e policit në Serbi/ Arrestohet blogerja serbe dhe një tjetër person, dyshohet se ndihmuan Faton Harizin të arratisej

Autoritetet boshnjake dhe ato serbe janë duke vazhduar bashkëpunimin për të gjetur dhe arrestuar të dyshuarin për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri dje në Loznicë të Serbisë. Së fundi të njëjtit kanë publikuar edhe identitetin e dy serbëve që dyshohet se ndihmuan të dyshuarin në këtë rast.

Ivana R., theksohet të jetë e arrestuara dje e cila dyshohet se bashkë me bashkëshortin e saj, Zoran R., i cili u arrestua në Bijelijna të Bosnjës, ndihmuan të dyshuarin për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij.

Sipas raportimeve të mediave serbe, dyshohet se të dy bashkë e kanë rregulluar transportin e Faton Hajrizit . Policia serbe ka aktivizuar zyrtarë të shumtë policorë, helikopterë, dronë e të gjitha forcat e mundshme policore në mënyrë që të arrihet të arrestohet Hajrizi.

Madje kërkimet janë duke vazhduar edhe në Bosnje dhe në lumin Drina. Zoran R, theksohet të ketë qenë i dënuar më herët me burg në Gjykatën Speciale në Beograd për trafikim droge, por se kishte arritur të arratiset. Pas kësaj për të ishte lëshuar edhe urdhërarrest.

Sipas informacioneve jozyrtare në mediat serbe thuhet se ai kishte dokumente në emër të Marko Markoviq.

Ivana jeton në Mlladenoc dhe ka tre fëmijë, ata ishin martuar në vitin 2020.Thuajse 12 mijë njerëz e ndjekin Ivana R në rrjetin social Instagram dhe njihet si blogere.

Bashkëshorti i saj , u arrestua në mars të 2019-ës si organizator i një grupi kriminal nga ku u sekuestruan 1.1 ton marihuanë në pikën kufitare të Gradinës.

Kontrabanda dyshohet se ishte organizuar nga Zoran R. dhe partnerja e tij asokohe Danijela D.

Faton Hajrizi vazhdon të kërkohet nga autoritetet si i dyshuar për vrasjen e policit serb.

Pas

Shëngjin/ I kërkuar për trafikun e 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali

Para

Dorasi i policit në Serbi është vrarë, thotë Daçiq

Para
Dorasi i policit në Serbi është vrarë, thotë Daçiq

Dorasi i policit në Serbi është vrarë, thotë Daçiq

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.