Një shtetas amerikan është gjetur i pajetë në një banesë të marrë me qira në lagjen nr. 1 në Pogradec. Sipas informacioneve të para, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 68 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Pogradec/ Informacion paraprak
Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 21:40, të mbrëmjes së sotme (19 korrik). Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68 vjeçarit.
Rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë shtetasi amerikan A. H., rreth 68 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68 vjeçarit.