Pasi mori pjesë në konstituimin e Parlament Europian, ku do të jetë eurodeputet i Greqisë, Fredi Beleri kthehet sot në burgun e Fierit.
“Nuk do të shkoj në Himarë, do shkoj në burgun e Fieri’, u shpreh Beleri për mediat. Duke folur për kandidatin e ri, Petro Gjikuria për zgjedhjet që do të zhvillohen në Himarë për postin e kryebashkiakut, Beleri tha se ai është një figurë më e përshtatshme se vetë ai.
Sigurisht që mund t’i fitojë! Opozita ka zgjedhur një kandidat besoj se edhe më të përshtatshëm se unë. Qytetarët e Himarës duhet të mbarojë atë që filluan më 14 maj të 2023-it. Jam i bindur për fitoren!
Sigurisht që mund t’i fitojë! Opozita ka zgjedhur një kandidat besoj se edhe më të përshtatshëm se unë. Qytetarët e Himarës duhet të mbarojë atë që filluan më 14 maj të 2023-it. Jam i bindur për fitoren!” u shpreh Beleri.
Ai vuri në dukje së për të është përgjegjësi e madhe për të qenë në postin e eurodeputetit.
Liria e tij e përkohshme 5 ditore, pas lejes së dhënë nga Drejtoria e Burgjeve, përfundon në orën 16:00 dhe Beleri do të vazhdojë të qëndrojë në burg edhe për 2 muaj e gjysmë, për të përfunduar dënimin me 2 vite burg për blerje votash.
Në këto 5 ditë liri, ish kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës zhvilloi një sërë takimesh me kryeministrin grek Mitsotakis, figura të tjera të politikës greke ndërsa për mediat e vendit fqinj e quajti arrestimin e tij politik dhe paralajmëroi se do ta dërgojë në Strasburg.