Vijojnë punimet për përfundimin e aksit rrugor Shëngjin-Velipojë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto në rrjetin social Facebook, të cilat tregojnë ecurinë e punimeve në këtë aks.
Krahas fotove, Rama shkruan se kjo rrugë do të lidhë më shpejt dy plazheve e mëdha të Veriut.
“MIRËMËNGJES dhe me rrugën e re turistike Shëngjin-Velipojë, e cila i shton Shqipërisë një tjetër aks panoramik mbresëlënës, duke siguruar një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.