Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reguar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që flet për kimën e investimeve në Shqipëri. Në një potim në rrjetet e saj sociale, Tabaku ka nënvizuar se problemet që raporti evidenton janë të lidhura ngushtë me shqetësimet që opozita ka treguar me gisht. Sipas saj, raporti është një përsëritje e 10 viteve probleme që ka qeveria socialiste.
Sot fatkeqësisht ekonomia shqiptare ka një korrupsion i cili është kthyer në normalitet; u shpreh Tabaku në video mesazhin e saj ndërkohë që vazhdoi, një korrupsion i cili lidhet me mungesën e konkurrencës në tregje, me pastrimin e parave, me korrupsion në koncesione dhe Partneritete Publike-Private; me korrupsion me ligje që shprehet në formën më të mirë tek Ligji i Investimeve Strategjike; një korrupsion që sot fatkeqësisht po i’a merr frymën ekonomisë.
Sipas deputetes së PD, anëtare e komisionit të Ekonomisë dhe Financave, këneta korrupsionit ka prodhuar një sistem të korruptuar dhe ineficent ku Shqipëria është kthyer në një plaçkë të një pakice ndërsa shumica i shërben atyre. Sipas saj Shqipëria ka sot tregje të kapura në sektor ku ka pak biznese, në sektor që përcaktojnë çmime të larta dhe tregon qartësisht që kjo është ekonomi e një elite. Është ekonomia e një pakice dhe nuk është ekonomi në shërbim të shumicës që shpërndan të ardhurat dhe mirëqënien.
“Ne duhet ta ndryshojmë këtë mënyrë të të bërit biznes dhe këtë mënyrë qeverisje. Duhet ta ndryshojmë për shqiptarët” u shpreh Tabaku në fund të fjalës së saj
Videomesazhi i plotë i deputetes së PD, Jorida Tabaku
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me klimën e biznesit në Shqipëri përforcoi theksoi të njëjtat shqetësime që ka bërë në 10 vitet e shkuara: Që sot fatkeqësisht ekonomia shqiptare ka një korrupsion i cili është kthyer në normalitet; një korrupsion i cili lidhet me mungesën e konkurrencës në tregje, me pastrimin e parave, me korrupsion në koncesione dhe Partneritete Publike-Private; me korrupsion me ligje që shprehet në formën më të mirë tek Ligji i Investimeve Strategjike; një korrupsion që sot fatkeqësisht po i’a merr frymën ekonomisë. Ka tregje të kapura në sektor ku ka pak biznese, në sektor që përcaktojnë çmime të larta dhe tregon qartësisht që kjo është ekonomi e një elite. Është ekonomia e një pakice dhe nuk është ekonomi në shërbim të shumicës që shpërndan të ardhurat dhe mirëqënien. Këto shqetësime të Departamentit Amerikan të Shtetit duhet të ishin dëgjuar. Kjo këmbanë alarmi duhej të ishte dëgjuar me kohë dhe nuk mund të lihej që të pranojnmë që korrupsioni sot është normal dhe nuk mundet që ta pranojmë atë si një fakt të kryer. Për këtë arsyje ne duhet të luftojmë, jo vetëm korrupsionin në qeverisje, por dhe sistemin e ngritur, kulturën e ngritur që çdo gjë që prek gëlon në korrupsion. Ne duhet ta ndryshojmë këtë mënyrë të të bërit biznes dhe këtë mënyrë qeverisje. Duhet ta ndryshojmë për shqiptarët!