Pas publikimit te raportit javor te policise rrugore, e cila ka evidentuar numrin e madh te shkeljeve ne qarkullimin rrugor, ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Ne nje postim ne rrjetet sociale, Balla shprehet se: “Ndiqni me vëmendje këto raste flagrante shkeljesh të normave të qarkullimit rrugor. Shpejtësi që shkon edhe 2 deri në 3 herë më shumë se norma e lejuar në rrugët e reja të vendit, dhe në tunelin e Llogarasë, janë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore. Apeloj për të gjithë drejtuesit e automjeteve, të shijojnë rrugët e reja të vendit, të shijojnë fundjavën, por të kujdesen për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës duke respektuar rregullat e Qarkullimit Rrugor!”, shkruan Balla.