Në garën për zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie në Himarë kanë depozituar kërkesën për tu regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) 7 parti. Partia Demokratike ende nuk ka depozituar kërkesë, ndërsa afati përfundon sot në orën 16:00.
Lista e partive që kanë depozituar kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e Himarës
1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS);
2. Partia e Lirisë (PL);
3. Partia republikane (PR);
4. Partia Demokristiane (PDK);
5. Partia Balli Kombëtar (PBK);
6. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
7. Fryma Re Demokratike (FRD);