Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike ka dhënë një deklaratë para SPAK ku ka folur në lidhje me dosjen “5D”.
“Jam këtu për ti ardhur në ndihmë kolegëve të Veliajt.
Po ju paraqes një aktmarrëveshjeje të firmosur me qëllim prishjen e 18 pallateve në Tiranë me justifikim dëmtimin nga tërmeti.
Ndërkohë që Mazniku hante 1 mijë euro biftek në Dubai, keni parë protestat e qindra familjeve që nxirreshin nga banesat e tyre. Kjo marrëveshje ishte lëna pa shtëpi të banorëve dhe hapjen rrugë të ndërtimit të pallateve nga kompania e Veliaj dhe Maznikut”, tha ai.