14:36 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Izraeli urdhëron evakuimin e një zone humanitare në Gazë

13:56 | 22/07/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Izraeli urdhëron evakuimin e një zone humanitare në Gazë

Ushtria izraelite urdhëroi civilët që të evakuohen përkohësisht nga një pjesë e zonës humanitare në Gazën jugore, përpara, siç tha, një “operacioni të dhunshëm” kundër grupeve të armatosura palestineze. Ushtria tha se ka pasur “aktivitete të shumta terroriste dhe gjuajtje me raketa” nga lagjet lindore të qytetit Kan Jonis, dhe u kërkoi banorëve të shkonin në zonën humanitare al-Mavasi.

Palestinezët raportuan se njoftimi u pasua me sulme intensive ajrore nga Izraeli në dhe rreth Kan Jonisit. Ministria e Shëndetësisë e Gazës – e cila udhëhiqet nga Hamasi, grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – tha se të paktën 14 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra, u vranë. Ajo, gjithashtu, u bëri thirrje banorëve që të dhurojnë gjak në spitalin Naser, në perëndim të Kan Jonisit, për të ndihmuar në trajtimin e numrit të lartë të pacientëve. Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi i pari Izraelin në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, Izraeli është duke kryer sulme intensive në Gazë – enklavë e populluar me palestinezë, që kontrollohet nga Hamasi. Sipas autoriteteve në Gazë, mbi 39.000 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i luftës. Në dy javët e fundit, Izraeli ka kryer disa sulme vdekjeprurëse në zonat humanitare, për të cilat ka thënë se kanë pasur në shënjestër luftëtarët palestinezë që veprojnë atje.

Më 13 korrik, Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se më shumë se 90 njerëz janë vrarë në një sulm izraelit në zonën humanitare al-Mavasi.

Pas

Shpërthimi me tritol në derën e motrave Nikolli në Elbasan, çështja i kalon SPAK, do hetohet me dosjen e Nuredin Dumanit

Para

Protesta e fermerëve në Maliq, Klevis Balliu: Qytetarët kërkojnë të jetojnë me frytet e punës së tyre

Para
Protesta e fermerëve në Maliq, Klevis Balliu: Qytetarët kërkojnë të jetojnë me frytet e punës së tyre

Protesta e fermerëve në Maliq, Klevis Balliu: Qytetarët kërkojnë të jetojnë me frytet e punës së tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli arreston Myftiun e Madh të Jerusalemit, Mohammad Hussein

Sherri mes turistëve italianë në Sarandë, dy grupet përleshen dhunshëm në mes të kalimtarëve

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 48 mijë euro pa i deklaruar, e pëson 54-vjeçari

Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, procedohen penalisht 2 persona

Real përgatit ofertën e “çmendur”, 115 mln euro për Rodrin, për City-n mesfushori spanjoll është i pashitshëm

Durrës/Drejtonte mjetin pa patentë dhe shiste qese me hashash në zonën e plazhit, arrestohet 18-vjeçari

U konfliktuan në shëtitoren e qytetit të Sarandës, shpallen në kërkim pesë italianë

Putin humb mikeshën më të ngushtë pas betejës me kancerin, presidenti rus i pikëlluar në funeral

Dogji katër banesa, sipërfaqe pyjore dhe rrezikoi jetën e banorëve, arrestohet për zjarrvënie 39-vjeçari në Kakavijë

Familjarët gjejnë pa shenja jete 67-vjeçarin në Pezë, dyshimet e para

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.