16:04 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Akuza për ryshfet/ Komisioni i Senatit ndërmerr hapat e para drejt përjashtimit të mundshëm të Senatorit Menendez

07:25 | 23/07/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuza për ryshfet/ Komisioni i Senatit ndërmerr hapat e para drejt përjashtimit të mundshëm të Senatorit Menendez

Komisioni për Etikën i Senatit amerikan e informoi senatorin Bob Menendez, i cili u shpall fajtor për korrupsion javën e kaluar, se ka ndërmarrë hapat e parë për të shqyrtuar nëse ai ka shkelur rregullat e etikës, gjë që mund të sjellë në përjashtimin e tij nga Senati, thanë të hënën krerët e komisionit.

“Komisioni ka në plan ta kryejë këtë shqyrtim me shpejtësi”, thanë në deklaratë kryetari demokrat Chris Coons dhe nënkryetari republikan James Lankford. Zyra e senatorit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Senatori Menendez u ka rezistuar thirrjeve për dorëheqjen e tij, përfshirë nga guvernatori i Nju Xhersit, shteti i tij dhe udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, pasi u shpall fajtor në gjykatën federale në Nju Jork për 16 akuza penale, përfshirë marrje ryshfetesh.

Zoti Menendez, i cili ka përfaqësuar Nju Xhersin në Senat që nga viti 2006, ka thënë se do të apelojë vendimin. Ai dhe gruaja e tij kishin pranuar shufra ari dhe para në dorë si edhe në formë pagesash për kredi makinash dhe banesash si ryshfet nga tre biznesmenë në këmbim të dhënies së miliarda dollarëve në ndihmë amerikane për Egjiptin, ku njëri prej biznesmenëve kishte lidhje me zyrtarë të qeverisë. Senatori demokrat Menendez, po kandidon për rizgjedhje si i pavarur. Partia e tij ka emëruar ligjvënësin Andy Kim për vendin e tij në nëntor./VOA

Etiketa: Bob Menendezsenatorisenatori amerikan
Pas

Si do të refuzohet regjistrimi në Kadastër për shitjet e pronave me kontrata porosie me ndryshime planimetrie, ja udhëzimi

Para

6 të vrarë nga të shtënat me armë në shtëpinë e të moshuarve në Kroaci

Para
6 të vrarë nga të shtënat me armë në shtëpinë e të moshuarve në Kroaci

6 të vrarë nga të shtënat me armë në shtëpinë e të moshuarve në Kroaci

Discussion about this post

 



Të Fundit

Merr flakë një makinë në bypass-in e Vlorës, shuhet nga zjarrëfikëset

Durrës/ Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdylajve, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit! Berisha dhe Ndoni ndihmuan 3 autorët e vrasjes së Ermir Dedjas

Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjendet i vetëvarur një person në Pogradec

Lezhë/ Me kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina, çmontohet grupi i drogës! Dy të arrestuar dhe 12 persona të tjerë nën akuzë

Bellomo ekspozitë në Tiranë, sjell ndërthurjet kulturore të Italisë dhe Shqipërisë

E nisën me turp rrugëtimin në Botëror, presidenti i Lacios “thumbon” kreun e federatës italiane: E kujt është përgjegjësia?

Zhgënjen Franca dhe Britania! Shtetet Perëndimore nuk do të njohin shtetësinë e Palestinës në takimin për Gazën

Aksident në aksin Milot-Thumanë/ Traileri përplaset me motomjetin, plagoset 71-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.