10:17 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tabaku kritike ndaj nismës së qeverisë ndaj KAYO: A mjaftojnë 3 mln euro për shoqërinë që do të prodhojë dhe shesë municione? Nuk duam të ndërtojmë tigra prej letre.

10:47 | 24/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tabaku kritike ndaj nismës së qeverisë ndaj KAYO: A mjaftojnë 3 mln euro për shoqërinë që do të prodhojë dhe shesë municione? Nuk duam të ndërtojmë tigra prej letre.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ishte sot e ashpër ndajMinistrisë së Mbrojtjes në lidhje me propozimin ligjor për krijimin e kompanisë së prodhimit të muncioneve. Ajo e vlerësoi nismën për prodhimin e armëve që realisht është diçka që mund të ketë efekt pozitiv në suhtrinë shqiptare dhe buxhetin e shtetit por ama u tregua shumë kritike ndaj mënyrës se si qeveria ks jellë këtë projektligj jo vetëm për procedurën por edhe për atë që përrmban ligji.

Tabaku ngriti disa pikëpyetje në lidhje me sigurinë kombëtare dhe aksionet e kompanisë, ajo e pyeti përfaqësuesit e minsitrisë së si do të shiten aksionet dhe si kjo do të jetë në raport me sigurinë tonë komëbtare. Gjithashtu deputetja e PD u shpreh skeptike në lidhje me shifrën e 3 mln eurovë që do jetë për të financuar këtë kompani. Ajo ironizoi vemndimin e qeverisë që jep kontrata 430 mln euro për inceneratorët por kur vjen puna për një kompani që sipas qeverisë do sjellë përfitime monetare vlera e kompanisë është 3 mln euro. Tabaku ngrejti shqetësime në lidhje me fondet e kësaj kompanie dhe me planin e biznesit të saj.

Fjala e plotë:

Ju e keni quajtur kompaninë KAYO dhe dihet që Shqipëria ka prodhuar municione në kohën e regjimit komunist por prej 30 vitesh është lënë në harresë. Kjo do të thotë që ushtria ka prona dhe asete fizike.

Ne jetojmë në një realitet tjetër dhe Shqipëria ëhtë vend i anëtar i NATO që do të thotë ka disa detyrime për të përmbushur edhe në fushën e prodhimit dhe shitjes së armëve. Me sa kam lexuar dhe kam parë ne nuk jemi vendi i parë që prodhojmë armë në botë, ka shoqëri të tjera dhe histori me kompani që prodhojnë armë në botë. Duke qenë se prodhimi armëve futet dhe në realitetin e sigurisë kombëtare, shoh që nu kemi një bashkërendim të detyrimeve që kjo kompani do ketë ndaj shtetit dhe institucioneve të tjera. Projektligji fokusohet tek ngritja e një kompanie dhe jo modalitet e operimit ndonëse prodhimi municioneve lidhet me sigurinë kombëtare.

Po ashtu shoh që ka një mungesë të qartë të formës së pronësisë, pasi ne nuk e dimë se si do të përfshihen aksionerët privatë derisa kompania planifikohet të jetë sh.a? si do e siguroni ju mosprekjen e sigurisë kombëtare në blerjen e aksioneve të kësaj kompanie?

Në relacionin e shkruar është diskutuar me disa toka që do të kalojnë në pronësi të shoqërisë mirëpo disa kohë më prë zëvendës ministri i mbrojtjes diskutoi për një plan që shpërndarja e aseteve të ushtrisë po diskutohet me NATO; a është i përfunduar ky plan i shpërndarjes së aseteve të ushtrisë? A kemi informacion për të gjitha pronat e ushtrisë si do të përdoren? Mos harrojmë që çështja e pronave të ushtrisë është një temë e nxehtë e debatueshme për sa i përket koncesionimit dhe dhënies në përdorim të tyre.

A mund të dimë nëse keni vendosur prona strategjike, ku janë këto asete? U përmendën disa vende si Gramshi, Poliçani dhe disa asete të tjera që u diskutuan por na duhet një përgjigje e qartë.

Ministria foli për një vlerë 3 mln euro për nisjen e rrugëtimit të kompanisë. Nga sa kam parë dhe me çfarë kam marë informacione, shifra prej 3 mln eurosh për të operuar në këtë sektor është shumë e vogël ose për të bërë asgjë. Ndërkohë që qeveria ka kontrata koncesionare me vlerë 430 mln euro, ndërkohë që shifra që ju vendosni është shumë e vogël për t’u marrë me këtë çështje. Prandaj kam disa pyetje shtesë edhe për këtë

A mund të kemi informacion se si është përcaktuar vlera 3 mln euro? Si do të përdoret kjo vlerë 3 mln euro për të mbuluar kostot e kompanisë?

Sa janë kostot që keni përllogaritur për financim që do shkojnë për përgatitjen e “terrenit” dmth infrastrukturës bazë për operimin e kompanisë? Sa është kosto për studime, përgatitje rregullative, vendosje të procedurave standarte të veprimit dhe krijimit të një baze operacionesh për personalein? Sa janë kostot për punësimin e stafit manaxherial dh mbështetës të kompanisë? Sa janë kostot e infrastrukturës bazë për nisjen e punës në atë sektor? Cili sektor i prodhimit të municioneve do të fokusohet kompnia shtetërore KAYO? A do jetë e fokusuar në prodhimin e armëve të lehta apo municioneve të rënda?

Sipas përllogaritjeve tuaja sa do jetë fitimi vjetor i kësaj kompanie? A ka ekonomi shkalle? A ka plan biznesi? Sa është kthimi nga investimi?

Në projektligj është përcaktuar që KAYO do jetë një kompani sh.a dhe me një buxhet 3 mln USD që nuk duket se del për të financuar sa çduhet gjithë sa kërkon. Por gjithsesi fakti që është sh.a dmth që dikush tjetër mund të kërkojë blerjen e aksioneve.

Në rastin e një blerësi potencial sa aksione maksimale do ketë shteti? Përse mungon përcaktimi 51% në ligj?

Në rastin se shteti do jetë krijuesi i shoqërisë me 100% aksione dhe me prona shtetërore në shërbim të KAYO si do futet një privat për të blerë aksione? Si do jetë formula e hyrjes? A nuk do ishte më mirë sikur qeveria shqiptare ta kishte tërësisht në pronësi shtetërore dhe jo sh.a?

Ne nuk jemi këtu për të mbështetur tigra prej letre!

Pas

Vjosa Osmani takim me ambasadorin e SHBA: E shqetësuar me heqjen e vizave për serbët me pasaporta ilegale

Para

Situatë dramatike në Khan Younis, numri i viktimave pritet të rritet

Para
Situatë dramatike në Khan Younis, numri i viktimave pritet të rritet

Situatë dramatike në Khan Younis, numri i viktimave pritet të rritet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadori shqiptar në SHBA takohet me Sekretarin amerikan Marco Rubio, Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën!

Ilir Proda: Trafiku i armëve nga Kosova, nxitës i krimeve në Shqipëri

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike në Qafë-Botë! Pala fqinje punon me staf të reduktuar, qytetarët në pritje për disa orë

Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik. Problematikat me të cilat po përballet zjarrfikësin në terren

SHBA ndërpreu ndihmën ndaj Ukrainës, Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar

Përmbytje katastrofike në Teksas, konfirmohen 24 viktima, zhduken edhe 24 vajza nga një kamp veror

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan sekuenca nga filmi i animuar “Ilira”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.