05:57 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do mbërrini për 45 minuta me skaf”/ Shqiptarët reklamojnë në TikTok rrugët e kalimit në Angli, alarmohet agjencia britanike e krimit, u fshin 12 mijë postime

12:18 | 24/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do mbërrini për 45 minuta me skaf”/ Shqiptarët reklamojnë në TikTok rrugët e kalimit në Angli, alarmohet agjencia britanike e krimit, u fshin 12 mijë postime

Agjencia Kombëtare e Krimit(NCA) në Britaninë e Madhe ka ndërmarrë një tjetër hap për goditjen e bandave të organizuara që përmes platformave sociale reklamonin kalimin në Kanalin Anglez me gomone.

Media britanike, Sky News raporton se janë hequr nga platformat sociale rreth 12 mijë postime që reklamojnë udhëtimet me varka për në Mbretërinë e Bashkuar nga grupet kriminale, mes tyre edhe shqiptarë.

“Një plan për të kuptuar se si kriminelët i shfrytëzojnë viktimat e dëshpëruara për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar u lançua në dhjetor 2021 me gjigantët e internetit duke përfshirë X , TikTok , YouTube dhe Meta – e cila ka në pronësi Instagram, Facebook dhe WhatsApp.

Rreth 3,300 postime, faqe ose llogari u hoqën ose u pezulluan deri në prill të vitit 2023, ndërsa një goditje e shpejtë gjatë vitit të kaluar ka fshirë pothuajse 9,000 postime, një total prej pothuajse 12,000 deri në fund të qershorit”, shkruan media britanike. Një reklamë që shfaq imazhin e dy motoskafëve thotë në shqip: “Ne i çojmë njerëzit në MB me skaf. Është një punë e përfunduar brenda 45 minutave.

“Kalimi është 100% i garantuar (i sigurt). Mos e humbisni [këtë mundësi]. Së shpejti do të jemi gati [të nisemi]. Shkruani privatisht.”

Një tjetër, që tregon një hartë që përshkruan me një vijë të kuqe rrugën nga Shqipëria në Kanalin e La Mansh, ofron “udhëtime 100% të garantuara (të sigurta) me ne”, duke shtuar: “Rekomandoni udhëtimet tona mikut tuaj dhe fitoni 500 €”.

Udhëheqësi i NCA-së për kërcënimet e krimit të organizuar të imigracionit, Dan Barcroft, tha: “Mediat sociale janë kyçe për mënyrën se si funksionojnë këto grupe të krimit të organizuar, kështu që fshirja e tyre ka një efekt të drejtpërdrejtë në ndërprerjen e operacioneve dhe aktivitetit të tyre kriminal”.

Pas

Pse zgjodhi PS Vangjel Tavon si kandidat për Himarën? Bledi Çuçi: S’është pyetje për mua

Para

‘Droni edukues’, ndëshkon 2630 drejtues mjetesh, monitorim nga Gjiri i Lalzit deri në Ksamil

Para
‘Droni edukues’, ndëshkon 2630 drejtues mjetesh, monitorim nga Gjiri i Lalzit deri në Ksamil

‘Droni edukues’, ndëshkon 2630 drejtues mjetesh, monitorim nga Gjiri i Lalzit deri në Ksamil

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.