Me debate po shoqërohet seanca e sotme plenare. Pasi Bardhi kërkoi që në rend të ditës nesër të futet raportimi i kryetarit të KLSH-së, vjen reagimi nga Eduard Shalsi. Ky i fundit nuk kurseu ironitë për Bardhin, por dhe për grupin e demokratëve.
Shalsi: Këtij nuk mund t’i thuash as grup. Shpresoj që zoti Bardhi të jetë i iluminuar për nënkomisionin që u miratua, pasi një anëtar dha dorëheqjen, pasi kishim rënë dakord. Zoti bardhi duhet t’i kërkojë ndjesë partnerëve ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me ekspertizën e tyre. Po çke mo burrë? Të lashë të flisje. Sa zakon të keq e ke këtë që nuk duroni dot. Bëre një konstatim, por më lër të mbaroj.