“Rrufe në qiell të hapur”, kështu mund të konsiderohet lajmi i përcjellë mbrëmjen e së mërkurës nga mediat italiane, të cilat njëzëri pohuan se kapiteni i Atalantës dhe i kombëtares tonë Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta që në këtë sezon.
Sipas asaj që këto media raportojnë, flitet se për qendërmbrojtësin ka një intresim nga Katari dhe konkretisht të skuadrës Al-Rayyan. Për momentin nuk bëhet e ditur se sa është oferta e klubit nga Katari në drejtim të bergamaskëve, por ajo që dihet mesiguri është se tashmë që flasim të dyja klubet po negociojnë njëra me tjetrën. Kujtojmë që Berat Gjimshiti luan prej 9 vitesh në elitën e futbollit italian dhe prej 6 vitesh tek ziklatrit e Atalantës.
Ai arriti të fitonte si kapiten i skuadrës së Gian Piero Gasperinit, Europa Ligën sezonin e shkuar duke udhëhequr skuadrën dhe më pas zhvilloi edhe një evropian shumë të mirë edhe me përfaqësuesen tonë kuqezi.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tifozëve të Atalantës, të cilën kanë dalë hapur kundër klubit të tyre, duke mos e aprovuar shitjen e mundshme të Gjimshitit. Atalanta do të humbiste shumë nëse Berat Djimsitit do të largohej, duke lënë një “boshllëk” të madh në mbrojtje, aq më tepër kur skuadra e Gasperinit do duhet që të bëjë të paktën për gjysmën e sesonit të ardhshëm, pa shërbimet e mbrojtësit të kombëtares italiane Scalvinit.
Orët në vijim do të jenë deçizive për të kuptuar më shumë se sa gjasa reale ka që kjo tratativë të kryhet mes dy klubeve.