16:42 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Asambleja e fundit e KOKSH-it, Gjykata e Tiranës nuk e regjistron

14:19 | 25/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Asambleja e fundit e KOKSH-it, Gjykata e Tiranës nuk e regjistron

Ndonëse Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar vijon normalisht punën, teksa një pjesë e madhe e administratës, me në krye presidentin Fidel Ylli, kanë mbërritur në Paris për Lojërat Olimpike, ky institucion ka marrë një tjetër goditje nga gjykatat.

Këtë herë është Gjykata e Tiranës ajo që nuk ka pranuar të certifikojë Asamblenë e Përgjithshme të zakonshme të mbajtur më 29 qershor të këtij viti, duke mos e regjistruar atë. Në asamblenë në fjalë ndër të tjera u miratua anëtarësimi i 2 federatave dhe 4 shoqatave sportive. Më konkretisht Federata Shqiptare E-Sport (video lojëra), Federata Shqiptare e Regbisë, Shoqata Kombëtare e Fencing (shpata), Shoqata Kombëtare e Kolombofilëve (e pëllumbave), Shoqata Kombëtare e Triathlon dhe Shoqata Kombëtare e Surfing. Gjithashtu, u miratua zgjedhja e anëtares më të re të Komisionit të Verifikimit dhe Etikës (KVE), si edhe u votua pranimi i 11 Arbitrave të KAS-it.

Por Gjykata e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Tiranë ka refuzuar regjistrimin e kësaj asambleje. Në vendimin e marrë më datën 19 korrik 2024, gjykata ka vendosur se kërkesa e Presidentit Fidel Ylli për regjistrimin e vendimeve dhe Asamblesë së Përgjithshme të datës 29 qershor është e pabazuar në ligj dhe në statut, gjë që ka sjellë edhe refuzimin e regjistrimit. Kujtojmë se gjithçka vjen vetëm pak javë pas vendimin nga KAS-i i Lozanës, ku Federata Shqiptare e Futbolli fitoi çështjen ndaj KOKSH-it.

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS) i Lozanës rrëzoi të gjitha vendimet e asamblesë së 10 janarit 2021 të KOKSH-it, duke nisur nga shkarkimi i ish-presidenti Viron Bezhani, si dhe bëri nul ndryshimet statutore, që i hapën rrugë zgjedhjes së mëvonshme të presidentit Fidel Ylli në krye të KOKSH.

Etiketa: fidel Ylligjykata e tiranes
Pas

“U bllokua zbatimi i rekomandimit të OSBE”, Bylykbashi thirrje shqiptarëve jashtë vendit: Regjistrohuni për të votuar! Kthehuni në fuqi transformuese

Para

Publikohen pamjet nga operacioni ‘Bjeshkët’, ja momenti kur arrestohet 27- vjeçari

Para
Publikohen pamjet nga operacioni ‘Bjeshkët’, ja momenti kur arrestohet 27- vjeçari

Publikohen pamjet nga operacioni 'Bjeshkët', ja momenti kur arrestohet 27- vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Natë e zezë në Teheran, media shtetërore: Mbi 70 të vrarë nga bombardimet izraelite

Të hënën seancë plenare në Kuvend, ja për çfarë do të diskutojnë deputetët

‘Trafiku më shpëtoi’, studentja i shpëton fluturimit fatal të Air India vetëm për 10 minuta

Sulmi izraelit ndaj Iranit/ Reagojnë liderët ndërkombëtarë

OKB: Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij

Zjarr në një zonë me shkurre në Berat, flakët vihen nën kontroll

Nuk mbijetojnë 2 të miturit që shqiptari nxori nga lumi, prindërit dhurojnë organet

Netanyahu telefonatë me Trump dhe Putin, Irani zbulon numrin e viktimave nga sulmi

Gjeneralët më të rëndësishëm të Iranit, cilët janë 3 “kokat” e ushtrisë së Teheranit që u vranë nga sulmet e Izraelit

Macron komenton mbi sulmet izraelite ndaj Iranit: Palët të ushtrojnë përmbajtje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.