I vodhi çantën e dorës, një shtetasi, brenda së cilës kishte sende personale dhe 2 aparate celulare, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari .
Sekuestrohen çanta me sendet personale, të cilat u gjetën të fshehura, gjatë kontrollit në banesën e 39-vjeçarit.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas administrimit të kallëzimit të një shtetasi, se në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sende personale, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin:
Erion Latja, 39 vjeç, banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore 39-vjeçari, më datë 23.07.2024, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, i ka vjedhur çantën e dorës një 67-vjeçari, brenda së cilës kishte sende personale dhe 2 aparate celulare.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. L., gjetën të fshehura dhe sekuestruan çantën me sende personale, të 67-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”.