Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongres u ndal edhe tek opozita, duke shigjetuar kreun e saj, Sali Berisha, për të cilin tha se e ka katandisur PD si çisternë të ndryshkur.
Sipas Ramës, “faji ynë është se jo vetëm, nuk e kemi bërë dot dallimin e bartësit të konfliktit, por as nuk e kemi bërë të gjithë përpjekjen e duhur por ta bërë të qartë këtë dallim të domosdoshëm”. “E ka katandisur PD në një cisterne të ndryshkur helmi që nuk i bën më asnjë punë as dreqit të vet, i njëjti që e ndot ajrin e jetës politike, duke çoroditur këtë që thith atë ajër.
I njëjti që helmon përditë turmën e tij të tkurrur si një sy i verbuar nga drita. Faji ynë është se vetëm, nuk e kemi bërë dot dallimin e bartësit të konfliktit, por as nuk e kemi bërë të gjithë përpjekjen e duhur por ta bërë të qartë këtë dallim të domosdoshëm.
Jeta parlamentare nuk është vetëm arena e seancave, as nuk nis dhe mbaron dhe dhomat e grindjeve të komisionit. Karrigia dhe tryeza e kuvendit janë për tu ulur për vendimmarrjen. Por detyrat e deputetit maten me kilometrat e ecur në këmbë, aty tek zgjedhësit”, tha Rama.