Kryeministi Edi Rama njoftoi nga punimet e Kongresit të PS, ndryshimet në qeveri.Kryeministi Edi Rama njoftoi nga punimet e Kongresit të PS, disa ndryshime të papritura në qeveri.
Rama tha se Taulant Balla largohet nga ministër i Brendshëm dhe shkon ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Kjo e fundit u propozua për kryetare të Kuvendit.
Si pasojë e lëvizjeve në PS, pasi Bledi Çuçi u propozua për nënkryetar të Kuvendit, në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar socialist shkon Niko Peleshi. Ky i fundit largohet nga ministër i Mbrojtjes dhe i hap rrugë Pirro Vengut, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit.
Taulant Balla: Ministër për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin
Ervin Hoxha: Ministër i Brendshëm
Pirro Vengu: Ministër i Mbrojtjes
Petrit Malaj: Ministër i Financave
Pritet qe sot ti dekretoj Bajram Begaj keto ndryshime.
Vijon…..