Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket situatës me zjarret në vend. Ministria njofton se zjarri në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes, pas punës së pandërprerë të qindra forcave operacionale në terren si dhe ndërhyrjes së dy avionëve Canadair të ardhur nga Italia.
Gjithashtu në njoftim thuhet se është shmangur fatmirësisht rreziku për banesat dhe bizneset. Sakaq Ministria e Mbrojtjes e mbrojtjes bën të ditur se në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale. Po ashtu është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë të Vlorës si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme.