05:54 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpëtohet shtëpia në fshatin Luzat të Tepelenës, ministri Vengu ndoqi nga afër aksionin për shuarjen e zjarrit

20:35 | 31/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpëtohet shtëpia në fshatin Luzat të Tepelenës, ministri Vengu ndoqi nga afër aksionin për shuarjen e zjarrit

Rreth 120 efektivë të Forcave të Armatosura, forca zjarrfikëse të bashkisë së Tepelenës me mjetet e nevojshme, ndihmuar edhe nga helikopteri i FA janë angazhuar në aksionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Luzat, bashkia Tepelenë, ku era e fortë përhapi në kohë të shpejtë flakët në një sipërfaqe me bimësi. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave bëri të mundur të shmanget rreziku për një nga banesat.
Situatën e ndoqi nga afër vetë Ministri i Mbrojtjes z.Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote dhe Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneralmajor Ilir Xhebexhia. Teksa parashtroi situatën, Ministri Vengu tha se është kërkuar edhe bashkëpunimi i banorëve të zonës, në rast se do të kishte evakuime pjesore. “Në një moment patëm vështirësi në përballimin e flakëve që po afroheshin në mënyrë të beftë, por kemi arritur të minimizojmë dëmet. Kemi ndërhyrë edhe me helikopter, duke arritur të kemi një mbulim sa më të mirë të situatës. Në Luzat është bërë një punë mjaft e mirë, janë shpëtuar shtëpitë, të cilat rrezikonin. Edhe banorët në këtë fshat kanë bërë një punë shumë të mirë për mirëmbajtjen e tokave të tyre, duke lehtësuar edhe punën dhe përpjekjen e FA për të ndërhyrë apo për të patur akses”, theksoi ministri Vengu.
Një nga banorët e fshatit falenderoi efektivët që morën pjesë në aksion. “Forcat ishin të shumta dhe i mposhtën flakët. Më shpëtuan shtëpinë dhe baçen që kam bërë. Unë masat i kisha marrë, kam bërë brezin e butë rreth e rrotull parcelës që e kam mbjellë me të gjitha llojet e pemëve, por isha edhe i trembur”, u shpreh banori.
Ndërkaq forcat operacionale ndodhen ende në terren duke vijuar punën për shuarjen e plotë të të gjitha vatrave në këtë zonë.

Pas

Mashtrimi me mikrokreditë, Presidenti Begaj letër Kuvendit: Çështja nuk zgjidhet me politizim as retorikë të panevojshme (LETRA)

Para

Berisha: Zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë dy qëllime, ndërtimet e mafies dhe plantacionet e drogës

Para
Berisha: Zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë dy qëllime, ndërtimet e mafies dhe plantacionet e drogës

Berisha: Zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë dy qëllime, ndërtimet e mafies dhe plantacionet e drogës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.