Kryetari i PD Sali Berisha tha se: zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë dy qëllime, ndërtimet e mafies dhe plantacionet e drogës
“Miqtë e mi, këto dy javë, nga thellësitë e maleve, nga jugu në veri, në bregdet dhe kudo kanë shpërthyer qindra vatra zjarri.
Njëlloj siç shpërthyen në vitin 2015, në vitin 2020, në çdo viti paraelektoral Edi Rama përgatit tokën e djegur që i përshtatet shumë bimës së kanabisit për plantacionet e drogës, për të shndërruar drogën në votë dhe votën në krim.
Zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë dy qëllime: ndërtimet e mafies, plantacionet e drogës.”, tha Berisha