Një djalë tre muajsh u qëllua në gjoks në një parking ndërsa prindërit e tij dolën për të blerë qumësht formule për fëmijë në Çikago. Familja ndaloi makinën në një parking rreth orës 16:30 kur dy burra zbritën nga një SUV model më i vjetër, ngjyrë kafe, përpara tyre. Ata hapën zjarr drejt familjes, hipën sërish në makinë dhe u larguan.
Djali 3 muajsh, Jeremia u godit në pjesën e sipërme të gjoksit, ndërsa babai i tij 21-vjeçar kishte plagë me armë zjarri në shpatullën e djathtë, krahun e djathtë dhe plumba në qafë. Ndërsa babai vrapoi për të shpëtuar të birin mes plumbave. Ndërkohë, nëna e Jeremias hipi në sediljen e shoferit dhe u nis me makinë.