Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Siç raportohet 44-vjeçari shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi dyshohet se qëlloi me thikë një bashkëatdhetarin e tij pas një debati që pati mes tyre. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në Fossanais, ndërsa i plagosuri kishte marrë plagë në trup, pasi ishte goditur me thikë. Ai u arrestua me akuzën e tentativës së vrasjes.
Informacionet paraprake të mbledhura nga dëshmitarët okularë kanë lejuar ushtarakët të rindërtojnë shpejt dinamikën e ngjarjes. Autori i dyshuar pas një debati që kishte me shqiptarin tjetër, u largua, për tu rikthyer sërish në lokal, por këtë herë i armatosur me një thikë. Ai qëlloi në stomak personin e plagosur dhe më pas u largua me automjetin e tij