Një stadium për 46 mijë spektatorë në 350 metra lartësi nga toka dhe për më tepër në një qytet që ende nuk ekziston dhe që do të ndërtohet nga e para. Stadiumi Neom është një nga projektet më mbreslënëse që përmban kandidatura e Arabisë Saudite për të pritur Kupën e Botës 2034.
Objekti do të jetë i aksesueshëm vetëm nga ashensorë me shpejtësi të lartë dhe automjete pa shoferë. Aty do të ketë edhe një ekran gjigand led me përmasat e një tribune, por që mund të shikohet edhe panorama jashtë. Stadiumi pritet të jetë gati në 2032 dhe do të jetë njëri prej 11 arenave që do të ndërtohen nga e para për ndeshjet e botërorit.
FIFA pritet ta zyrarizojë Arabinë Saudite si organizatore të turneut të 2034 në muajin Dhjetor. Kostot e organizimit sipas mediave ndërkombëtare përllogariten në qindra-miliard Dollarë.