Një 33-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ai shiste lëndë narkotike në në zona të ndryshme të Tiranës.
Më tej policia bën me dije se gjatë operacionit për arrestimin e të riu janë sekuestruar 232 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.
I arrestuari dyshohet se pasi siguronte sasi lënde narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Tiranë.