Detajhe të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Mësohet se Viktor Marku është personi që qëlloi dje në ajër me armë pas një konflikti me disa persona. Ngjarja ndodhi në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër.
Marku pas ngjarjes është ndaluar nga policia ndërsa mësohet se ai është i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë. Ai u lirua për mungesë provash nga gjykata e Tiranës ndërsa mbrëmjen e djeshme ka ndërmarë një akt tjetër të rëndë duke qëlluar në drejtim të personave që u konlfiktua por fatmirësisht nuk pati të lënduar.