18:10 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet në Himarë/ Tedi Blushi sulmon SPAK: Po bëhet pjesë e operacionit mafioz të Ramës për të grabitur votat

12:29 | 04/08/2024
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet në Himarë/ Tedi Blushi sulmon SPAK: Po bëhet pjesë e operacionit mafioz të Ramës për të grabitur votat

Partia e Lirisë ka reaguar lidhur me mos lejimin e qytetarëve që u kishte skaduar karta të votojnë.

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së në një reagim në facebook thotë se ndalimi është bërë me urdhër direkt të Edi Ramës. Blushi sulmon dhe SPAK.

Mohimi i së drejtës kushtetuese të votimit për 6157 qytetarë të Himarës, me pretendimin e dokumentave të identifikimit të skaduara, është pjesë e operacionit mafioz të Edi Ramës për të tjetërsuar me dhunë shtetërore dhe manipuluar me çdo mënyrë vullnetin e himariotëve.

Në kundërshtim flagrant me praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore, ku qytetarët me karta identiteti të skaduara janë lejuar të votojnë, me urdhër direkt të Edi Ramës kësaj here është penguar qëllimisht nxjerrja e akteve përkatëse ligjore për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë zgjedhësit.

Zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, presionet dhe shantazhet e faktuara kriminale, përdorimi i parave të pista për blerjen e votave dhe transferimi i paligjshëm i gjendjes civile në Himarë të qindra qytetarëve nga bashki të tjera janë disa nga aktet kriminale të Edi Ramës në funksion të rrëmbimit të Himarës.

Më e rëndë është fakti se pjesë e këtij operacioni mafioz është bërë edhe SPAK që nuk ka bërë asnjë reagim për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve pavarësisht denoncimeve konkrete, përkundrazi i ka hapur rrugën Edi Ramës për të tjetërsuar dhe grabitur votat, siç rrëmbeu një vit më parë, dy ditë para zgjedhjeve, Kryetarin e zgjedhur Fredi Beleri.

Duke nxitur të gjitha institucionet ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet të reagojnë me forcë, u bëjmë thirrje të gjithë himariotëve patriotë të qëndrojnë trimërisht në mbrojtje të votës, të marrin pjesë masivisht në votime dhe të ndëshkojnë këtë bandë që kërkon t’u rrëmbejë shtëpitë, pronat, detin dhe dinjitetin. Himara është e himariotëve!, shkruan Blushi.

Etiketa: Partia e Lirisëtedi blushi
Pas

Deputetja e PD denoncon Spitalin e Fierit: 6.6 ton mbetje spitalore gjenden brenda ambienteve, MSH të marrë masa

Para

Zgjedhjet në Himarë, KQZ e pranon: 6 mijë votues me ID të skaduara! Celibashi: Duhej të ishin interesuar partitë

Para
Zgjedhjet në Himarë, KQZ e pranon: 6 mijë votues me ID të skaduara! Celibashi: Duhej të ishin interesuar partitë

Zgjedhjet në Himarë, KQZ e pranon: 6 mijë votues me ID të skaduara! Celibashi: Duhej të ishin interesuar partitë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë, nisin kontrollet në terren

Akuzohen për zhvatje mafioze, gjykata arreston vajzën dhe dhëndrin e Toto Riinës

Festa përfundon në tragjedi, humb jetën CEO-ja në Australi

Shpërthim në banesë në Ishull Shëngjin, plagoset një grua 64 vjeç

Italia në alarm të kuq për shkak të të nxehtit, nesër në 18 qytete temperatura mbi 40 gradë

Liqeni i Shkodrës, kandidat për UNESCO. Rezervë biosfere ndërkufitare Shqipëri–Mal i Zi

Arkeologët konfirmojnë se Lini, është vendbanimi më i vjetër i njohur në Evropë

Përfundon rinumërimi në Tiranë, anëtarët e KAS: Shërbeu për transparencë, s’ka trafikim votash

Nipi i Helmut Kohl: Kosova meriton njohje dhe vend në Këshillin e Evropës

Estonia do bëhet ‘bërthamore”, Kremlini paralajmëron: Një kërcënim serioz

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.