Zgjedhjet në Himarë/ “Me këtë pasaportë kam votuar edhe vjet…”, e reja paraqitet me pasaportën e skaduar për të hedhur votën

Në Himarë prej orës 07:00 ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e Kryebashkiakut të ri, ndërsa në garë janë përballë njëri-tjetrit Petro Gjikuria, kandidat i mbështetur nga opozita, dhe Vangjel Tavo i mbështetur nga Partia Socialiste.

Problematika e denoncuar është ajo kur votuesit me dokumente të skaduara janë paraqitur për të votuar, por nuk janë lejuar. Kjo për faktin se ligji nuk lejon që një qytetar me të drejtë vote, të votojë kur pasaporta apo karta e identitetit të tij ka skaduar.

“Unë me këtë pasaportë kam votuar edhe vjet”, shprehet një vajzë e re, e cila paraqitet në një prej qendrave të votimit, por nuk lejohet të votojë. Ajo është qytetarja e 3-të në këtë qendër, ndërsa rastet mbahen shënim nga anëtarët e Qendrës së Votimit.

“Nuk e di se çfarë keni bërë vjet, pasi ne nuk kemi qenë në Komision. Sot nuk mund të votosh, mund t’i drejtohesh KZAZ-së ose KQZ për të shprehur shqetësimin. Ligji nuk ju lejon”, i thotë një prej anëtarëve të Komisionit, votueses.

Në total në Himarë janë 23074 qytetarë me të drejtë vote, por 6 mijë prej tyre kanë dokumente të skaduara, çka do të thotë se nëse paraqiten për të votuar nuk do të lejohen të votojnë. Zyrtarisht nuk dihet se sa qytetarë me të drejtë vote, por që kanë pasur dokumente identifikimi të skadauara janë paraqitur në qendrat e votimit dhe s’kanë votuar. Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi tha se shifra e saktë do të dalë vetëm pasi të shihen pajisjet elektronike të identifikimit.

Opozita e ngriti si shqetësim faktin se votuesit me dokuemente të skaduara identifikimi nuk po lejohen të votojnë, edhe pse ligji e parashikon një “sanksion” të tillë. Por sikundër u shpreh edhe Celibashi, as kandidatët dhe as subjektet politike, nuk i janë drejtuar KQZ-së me ndonjë kërkesë, ditë para zgjedhjeve për gjetjen e një zgjidhjeje të rasteve të tilla.

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit