Prej orës 07:00 të ditës së sotme, Himara voton kryetarin e ri të baskisë dhe ky proces do të vijojë deri në orën 19:00.
Janë 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote për të zgjedhur dy kandidatëve në këtë garë, Vangjel Tavo i PS dhe kandidati i opozitës, Petro Gjikuria i cili kandidon nën siglën “Bashkë Fitojmë’.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 16:00 janë 6912 votues që kanë ushtruar të drejtën e votës, ose 30.44 % e votuesve në total.
Vihet re një trend në rritje me 2 % të pjesëmarrjes në krahasim me zgjedhjet e kaluara të 14 majit 2023.
Procesi i votimit ka vijuar me probleme pasi rreth 6 mijë qytetarë nuk janë lejuar të votojnë pasi u kishte skaduar karta e identitetit.
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00. Janë raportuar vetëm 2 incidente.