Kur mbesin më pak se dy orë nga mbyllja e qendrave të votimit në Himarë, KQZ raporton se deri në orën 16:00 janë 7433 zgjedhës që kanë ushtruar të drejtën e tyre të votimit nga 23 074 zgjedhës në listë, pra mbi 32 %.
Himara zgjedh sot kryetarin e ri të bashkisë mes Vangjel Tavos kandidati i mbështetur nga PS e kryeministrit Edi Rama dhe Petro Gjikuria i cili kandidon nën siglën “Bashkë Fitojmë’ të partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA.
Vihet re një trend i lehtë në rritje në krahasim me zgjedhjet e kaluara të 14 majit 2023. KQZ por dhe gazetarët e Report Tv dhe Shqiptarja.com që po ndjekin procesin në të gjithë qendrat e votimit të Himarës raporton se procesi ka qenë i qetë me përjashtim të rasteve të votuesve me karta identiteti të skaduara të cilët nuk janë lejuar të votojnë.
Kandidati për kryetar Vangjel Tavo, votoi në Palasë ku bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive. ‘Askush nuk është mbi ligjin’ u shpreh Tavo sa i takon faktit që qytetarët me karta identiteti të skaduara s’u lejuan të votojnë. Kandidati rival, Petro Gjikuria tha se ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, këtë vit trajtimi i qytetarëve në Himarë ka qenë i diferencuar.
Në total janë 36 qendra votimi në Himarë. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00. Janë raportuar vetëm 2 incidente. Gazetari i Report Tv raporton se 4 autobusë nga Greqia kanë hyrë brenda 2 ditësh në Qafë Botë dhe se u organizuan nga stafi i kandidatit Gjikuria.
Më 14 majin e vitit 2023 në Himarë votuan 7821 persona, ose 34.27%, me Fredi Belerin që 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se rivali socialist Goro që mori Goro 3821 vota.
Report Tv dhe Shqiptarja.com përcjellim hap pas hapi të gjithë procesin zgjedhor.Raportojnë në terren gazetarët: Danjela Maloku, Armand Xhelili, Piro Nase, Armand Braho, Raziela Myslimaj