Ka përfunduar orari zyrtar i votimit në 36 qendrat në Bashkinë Himarë, ku himarjotët zgjedhin sot kryebashkiakun e ri, mes kandidatit të PS-së, Vangjel Tavo dhe atij të opozitës, Petro Gjikuria.
Që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, deri në orën 19:00, qytetarët iu drejtuan kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre, por 6157 votuesve iu mohua kjo e drejtë pasi i kishte mbaruar afati i kartave ID, duke i skualifikuar pas një vendimi absurd nga ana e KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se deri në orën 18:00, pjesëmarrja ka qenë 8394 votues nga 23074 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara, pra 36.38 %.
Në këto momente raportohet se qëndra të ndryshme votimi kanë mbyllur procesin e votimit dhe kanë filluar përgatitjen për plotësimin e e materialeve zgjedhore.