Një krim i rëndë ka ndodhur në azilin e të moshuarve në kryeqytet. Një 78-vjeçar ka goditur disa herë me bastun pas sherrit të çastit shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se viktima është një i moshuar 82-vjeçar. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet.