Korrespondenti ushtarak i televizionit shtetëror rus VGTRK, Yevgeny Poddunbny, u plagos dje gjatë inkursionit ukrainas në Kursk. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse. Mësohet se gazetari rus është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Makina në të cilën po udhëtonte Poddubny, u godit me një dron dhe gazetari ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv pasi u shtrua në spital.
Poddubny ka rikthyer vetëdijen dhe po merr trajtimin e nevojshëm, siç deklaroi ushtruesi i detyrës së guvernatorit të rajonit të Kurskut, Alexey Smirnov. Komiteti hetues rus njofton se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të gjurmuar ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj korrespondentit të luftës, të cilit do t’i jepet një çmim. Ndërkohë delegacioni rus në OKB, e denoncoi sulmin si një akt tjetër terrorizmi të kryer nga regjimi i Kievit dhe bëri thirrje për një dënim të menjëhershëm dhe vendimtar nga Kombet e Bashkuara.