Islamkhan Abakarov nuk ka mundur të arrijë gjysmëfinalet e Lojërave Olimpike, pasi është mundur në sfidën çerekfinale. Pasi kaloi raundin e parë kualifikues, Abakarov u vu përballë indianit Aman Aman, i cili kishte fituar në raundin e pare me lehtësi ndaj një maqedonasi.
Mundësi indian mori një avantazh të shpejtë ndaj mundësit shqiptar duke shkuar në rezultatin 3-0. Ai më pas i bëri një kapje duke e çuar rezultatin në 11-0 dhe duke detyruar Abakarov që të tentonte gjithçka për gjithçka pasi vetëm një vënie me shpatulla në tapet mund t’i jepte fitoren. Por Aman rezistoi dhe mori edhe pikën e fundit duke fituar me shifrat 12-0.
Kështu, Abakaraov është jashtë garës për medaljen e artë, por mund të garojë ende për të bronztën nëse Aman shkon në finale.