07:41 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hamza në SHBA takohet me zyrtarë amerikanë

14:22 | 08/08/2024
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hamza në SHBA takohet me zyrtarë amerikanë

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, po zhvillon vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku është takuar me zyrtarët amerikanë, me të cilët ka biseduar për qëllimet strategjike të Kosovës. Për realizimin e tyre, sipas tij, partneriteti me Shtetet e Bashkuara “është i rëndësisë jetike”.

Hamza njoftoi se është takuar me asistentin e posaçëm të presidentit amerikan, Joe Biden, ambasadorin Michael Carpenter që njëherësh është Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare, dhe me drejtoreshën për Ballkanin dhe Evropën Qendrore, Kathleen Larkin.

Sipas Hamzës, është koha që të ketë përparim në sigurimin e njohjeve nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të ketë përparim për sigurimin e udhërrëfyesit për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe “përfundimisht në NATO dhe Bashkim Evropian”, që sipas tij, janë qëllimet strategjike të vendit.

“Unë prezantova shkurtimisht vizionin dhe planin tim që Kosova të lëvizë më shpejt përpara drejt zhvillimit ekonomik, rritjes së pagave në sektorin publik, investimeve kapitale dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve”, tha Hamza.

Gjatë takimeve në SHBA, Hamza tha se mori një mesazh të qartë: “SHBA-ja qëndron pranë nesh dhe mbështet pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”.

Takimi i Hamzës me zyrtarët amerikanë në SHBA vjen në kohën kur Uashingtoni po inkurajon Qeverinë e Kosovës që t’i kthehet “angazhimit konstruktiv” me të, BE-në, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

SHBA-ja ka shprehur zhgënjim me vendimin e fundit të autoriteteve në Kosovë për mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë, në veri të Kosovës, që sipas zyrtarëve në Kosovë, punonin pa licencë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, deklaroi më 7 gusht se me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara, Kosova po vë në rrezik mundësitë që Uashingtoni i ka ndihmuar që të krijojë.

SHBA-ja, por edhe shtetet e tjera perëndimore po ashtu po kundërshtojnë synimin e Qeverisë së Kosovës që të hapë për qarkullim të trafikut urën mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shumicë shqiptare, me Mitrovicën e Veriut, të banuar me shumicë serbe.

Hapja e urës po kundërshtohet edhe nga serbët lokalë, ndërkaq BE-ja dhe NATO-ja kanë kërkuar që çdo vendim për hapjen e urës të merret në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Ndryshe, në Kosovë presidentja Vjosa Osmani, më 31 korrik ka zhvilluar konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat pritet të mbahen në fund të janarit apo në pjesën e parë të shkurtit të vitit 2025. Vendimi do të merret më së largu në tetor të këtij viti./REL

Pas

Pamje skandaloze ku ushtarët izraelitë abuzonin seksualisht me një të burgosur, SHBA-Izraelit: Është e tmerrshme!

Para

Zjarr masiv në Finiq, rrezikohen banesat

Para
Zjarr masiv në Finiq, rrezikohen banesat

Zjarr masiv në Finiq, rrezikohen banesat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 26-të për konstituimin e Kuvendit

“Zona luftimi”, Izraeli paralajmëron palestinezët të mos udhëtojnë në rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza

Pakti i ri midis Melonit dhe Macronit: Le ta mbrojmë Evropën së bashku

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që rrit tarifat doganore për çelikun dhe aluminin në 50%

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.